Site icon Telegrafi

Ilir Berisha parashikon Superligën e Kosovës: Nga kampioni, te Kupa e Kosovës dhe skuadrat që bien nga elita

Superliga e Kosovës në futboll ka startuar dhe pritet të jetë një edicion spektakolar, duke parë lëvizjet e skuadrave në këtë afat kalimtar dhe ndeshjet në këto xhirot e para.  

Gara për titull, Kupa e Kosovës, por edhe daljen në Evropë dhe mbijetesa do të jetë shumë e nxehtë deri në fund.  

Ish-futbollisti i njohur, dikur pjesë e Kosovës dhe Shqipërisë tanimë i pensionuar nga futbolli, Ilir Berisha ka parashikuar për fundin e sezonit 2024/25 në Albi Mall Superligën e Kosovës.  

Duke iu përgjigjur disa pyetjeve nga redaksia e sportit në Telegrafi, Berisha ka parashikuar se kush shpallet kampion, kush del në Evropë, fituesin e Kupës së Kosovës, por edhe skuadrat që bien nga elita.  

Berisha që si lojtar karrierë ka bërë në Suedi, e sheh Dritën si kampion të Kosovës për edicionin 2024/25, derisa Prishtinën si fitues të Kupës së Kosovës. Gjithnjë sipas Berishës në garat evropiane do të dalin Drita, Ballkani, Llapi dhe Prishtina.  

Ish futbollisti i Prishtinës ka parashikuar që nga elita do të largohen Ferizaj dhe Feronikeli ’74, derisa si befasinë për të mirë e sheh Gjilanin, duke besuar se mund ta rrëzojë njërën nga katër të lartë përmendura.  

Tutje Berisha ka parashikuar se sulmuesi i Dritës, Arb Manaj, si top shënues në edicionin 2024/25, derisa lojtari që duhet parë sipas tij është Elvir Jashijani.  

 

Oltion Bilalli është lojtari që do të befasojë për të mirë këtë edicion në Superligë. /Telegrafi/ 

Exit mobile version