Telegrafi

Ilir Berani rikujton hitin e Adelinës, “Shko” (Video)

Përmes një postimi në Facebook, kompozitori Ilir Berani ka kujtuar hitin e Adelina Ismailit, “Shko”.

Balada e realizuar në vitin 1996 është një prej këngëve më të pëlqyera të saj.

(Foto: Facebook/AdelinaIsmaili)

Ilir Berani dhe Florent Boshnjaku janë muzikantët që e kanë punuar këtë këngë të Adelinës.

“Mos thuaj këtu s’ka jetë. Këtu i forti mbet!”, janë fjalët nga teksti i këngës që i ka përmendur kompozitori.

“Një bashkëpunim i suksesshëm. Unë dhe Adelina dhe Florenti, 1996”, ka shkruar Berani në një postim në Facebook.

Në vitet e fundit, Adelina është tërhequr nga muzika për t’iu përkushtuar familjes dhe djalit të saj.

Madje ajo ka thënë se nuk e ka më në plan që t’i kthehet skenës si një këngëtare. Porse karrierën do ta vazhdojë si aktore.

Lexo po ashtu Adelina: Nuk kthehem më si këngëtare (Video)

Në këtë mënyrë, fansat e shumtë të saj do ta kenë mundësinë që ta ndjekin Adelinën një fushë tjetër të artit. /Telegrafi/