Përmes një postimi në Facebook, kompozitori Ilir Berani ka kujtuar hitin e Adelina Ismailit, “Shko”.
Balada e realizuar në vitin 1996 është një prej këngëve më të pëlqyera të saj.
Ilir Berani dhe Florent Boshnjaku janë muzikantët që e kanë punuar këtë këngë të Adelinës.
“Mos thuaj këtu s’ka jetë. Këtu i forti mbet!”, janë fjalët nga teksti i këngës që i ka përmendur kompozitori.
“Një bashkëpunim i suksesshëm. Unë dhe Adelina dhe Florenti, 1996”, ka shkruar Berani në një postim në Facebook.
Në vitet e fundit, Adelina është tërhequr nga muzika për t’iu përkushtuar familjes dhe djalit të saj.
Madje ajo ka thënë se nuk e ka më në plan që t’i kthehet skenës si një këngëtare. Porse karrierën do ta vazhdojë si aktore.
Në këtë mënyrë, fansat e shumtë të saj do ta kenë mundësinë që ta ndjekin Adelinën një fushë tjetër të artit. /Telegrafi/