Site icon Telegrafi

Ilir Berani feston ditëlindjen, Gili dhe djemtë e urojnë me shumë dashuri (Foto)

Këngëtarja Gili dhe bashkëshorti i saj, kompozitori Ilir Berani, janë ndër çiftet më të dashura të estradës.

Ata janë vazhdimisht në fokus të fansave për aktivitetet  e tyre, ndërsa gjithë rrugëtimin e tyre në karrierë e kanë bërë bashkë.

Ilir, sot (e shtunë) feston ditëlindjen e tij të 51-të, gjersa me këtë rast ka marrë shumë urime të përzemërta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e tij.

Një ndër urimet më të veçanta, ai e ka marrë nga djemtë dhe bashkëshortja e tij Gili, gjersa kjo e fundit ka publikuar një fotografi familjare në rrjetet sociale, në mbishkrimin e së cilës ka shkruar një urim të veçantë për Ilirin.

“Urime ditëlindja më i dashuri ynë Ilir” (sic.), ka shkruar ajo. /Telegrafi/

Exit mobile version