Telegrafi

Ilioski: LSDM-ja flet për krim, ndërsa në krye të partisë ka një kriminel të aboluar

Kanë vazhduar ngacmimet e deputetëve maqedonas rreth asaj se cila parti ka kriminel në krye. Këtë herë Zoran Ilioski nga OBRM-PDUKM ka akuzuar kryetarin e partisë LSDM Zoran Zaev duke e cilësuar si kryetar të falur, transmeton Telegrafi Maqedoni.

”Koleg Kovaçevski, fjalimi i juaj i ngjan veprimit tuaj si parti gjatë këtyre dy viteve dhe po vazhdoni me stilin e ri të punës. Mbjellja e mjegullave, gënjeshtrave dhe destrukcioneve. Asgjë konkrete, asgjë e prekshme. Asnjë vepër, asnjë projekt që është në interesin e qytetarëve. Mendoni se nëse me destruktivitet veproni dhe nëse nxini gjithçka që është afër jush, do të fitoni diçka para qytetarëve. Qytetarët janë mjaftueshëm të mençur, do të vlerësojnë vet se kush është në të drejt e kush jo, deklaroi Zoran Ilioski nga OBRM-PDUKM në replikën ndaj deputetit të LSDM-së Zoran Kovaçevski./Telegrafi/