Site icon Telegrafi

”Ilinden”-Tiranë, kërkon që dokumentet personale të përkthehen edhe në maqedonisht

Shoqata maqedonase ‘Ilinden’ me seli në Tiranë dhe me nëndegë në ‘Gollo Brdo’, në emër të maqedonasve që jetojnë në Shqipëri, kërkojnë nga shërbimi zyrtar për udhëheqjen e librave amë dhe dokumentet, të jenë të përkthyera në gjuhën maqedonase, përcjell Telegrafi Maqedoni.

”Deri te drejtori i Drejtorisë së përgjithshme për librat amë, Bledar Doracaj, kemi dorëzuar kërkesën që çertifikatat e lindjes nga libri amë dhe dokumentave të kurorëzimit, si dhe dokumentave tjerë që i jep ky shërbim, të jenë në gjuhën maqedonase.

Ato tani jepen vetëm në gjuhën shqipe, greqisht, italiane, anglisht dhe gjermanisht”, ka deklaruar për AIM kryetari i shoqatës Nikolla Gjurgjaj.

Në kërkesë theksohet se me sjelljen e vendimit të këtillë, shumë qytetarëve do tu ndihmohet të mos u detyrohen çështjeve shtesë dhe shpenzimeve për përkthim të dokumenteve nga shqipja në maqedonisht. /Telegrafi/

Exit mobile version