Shoqata maqedonase ‘Ilinden’ me seli në Tiranë ka dërguar kërkesë deri te kryetari i shtetit shqiptar, Ilir Meta që Shqipëria ta pranojë Maqedoninë nën emrin kushtetues, përcjell Telegrafi Maqedoni.
‘Republika e Shqipërisë është në mesin e shteteve e cila e ka pranuar pavarësinë e RM-së, por nën referencën IRJM. Me letrën e cila, në emër të të gjithë maqedonasve që jetojnë në Shqipëri, deri te kryetari Meta, kërkojmë që Shqipëria ta pranojë Maqedoninë nën emrin kushtetues’, ka deklaruar për AIM kryetari i ‘Ilinden’, Nikolla Gjurgjaj.
Gjurgjaj shton se, RM nën emrin kushtetues është pranuar nga 133 shtete, duke përfshirë edhe tre shtetet-anëtare të Këshillit për siguri, SHBA, Kina dhe Rusia, ndërsa marrëdhënie diplomatike ka vendosur me më shumë se 170 vende në botë. /Telegrafi/