Shoqata Maqedonase “Ilinden” me qendër në Tiranë, i është përgjigjur deklaratës së Avokatit të Popullit të Shqipërisë, Igli Totozani, në të cilën maqedonasit nga zona e Gorës i kishte quajtur si “pakicë gorane”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
‘Avokati i Popullit ka përmendur një pakicë gorane që jetojnë në zonën e Gorës. Në këtë zonë nuk ka asnjë minoritet goran, por janë maqedonas etnikë, pjesë e pandashme e indit të Maqedonisë. Nuk mundet nga toponimi i zonës të nxirret emër për banorët. Ata flasin maqedonisht dhe ushqejnë zakonet dhe traditat maqedonase, të trashëguara nga gjyshërit dhe stërgjyshërit’, deklaroi kryetari i shoqatës “Ilinden”, Nikolla Gjurgjaj.
Siç njoftoi raportuesi i AIM, Gjurgjaj theksoi se Avokati i Popullit të mos i quaj maqedonasit në zonën e Gorës “pakicë gorane” për shkak se ajo është e pabazë dhe pa argumente.
Zona Gora pyjore shtrihet në pjesën e Shqipërisë dhe mbulon territorin me nëntë fshatra dhe pjesa në Kosovë me 18 fshatra, të gjithë të banuar me popullatë maqedonase. /Telegrafi/