Site icon Telegrafi

“Ilinden” dënon deklaratën e ministrit Ditmir Bushati

Shoqata maqedonase “Ilinden” me seli në Tiranë, në emër të maqedonasve në Shqipëri ka shprehur reagim në adresë të shefit të diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati, për përdorimin e termit sllavo-maqedonas, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Bushati: Kujdesemi për të drejtat e shqiptarëve, nuk kemi interes për koalicionet (Video)

“Në emër të gjithë maqedonasve dënojmë ashpër një pjesë të deklaratës së ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, i cili maqedonasit i quan sllavo-maqedonas. Kjo është ofenduese dhe e papërgjegjshme. Kërkojmë nga ministri Bushati që në të ardhmen mos të përdorë terme pa të drejtë dhe pa bazë. Ne duhet të punojmë për ndërtimin e marrëdhënieve miqësore të sinqerta mes Shqipërisë dhe Maqedonisë”, thuhet në reagimin e “Ilinden”.

Ministri Bushati, në një intervistë për Top Chanel, ka shprehur mbështetje për platformën e përbashkët të partive shqiptare dhe maqedonasit i ka quajtur sllavo-maqedonas./Telegrafi/

Exit mobile version