Site icon Telegrafi

Ilinden: Dënojmë ashpër kërcënimin e deputetes Doda me luftë në Maqedoni

Shoqata maqedonase ‘Ilinden’ me lokacion në Tiranë e dënon ashpër kundërdeklaratën për Maqedoninë të Mesila Dodës, deputete nga Partia për Drejtësi, integrim edhe bashkim në parlamentin shqiptar, e cila në vizitë në Peshkopi ka kërcënuar me luftë në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Doda: Nëse Zaev tërhiqet do të kërkojmë mëvetësimin e Iliridës (Video)

Thirrjet kundërmaqedonase janë thirrje jo të civilizuara dhe nuk kanë vend në territorin e Evropës. Ne patjetër duhet të punojmë dhe të kemi guxim për të ndërtuar marrëdhënie të sinqerta dhe miqësore në mes Maqedonisë dhe Shqipërisë. Ballkani patjetër duhet të tërhiqet nga urrejtja dhe ksenofobia në mesin e popullit’, thuhet në reagimin e Shoqatës maqedonase ‘Ilinden’-Tiranë. /Telegrafi/

Exit mobile version