Janko Ilkovski në emisionin e mbrëmshëm “Jadi burek” ka bërë thirrje për të dalë sot në protesta masovikisht, për, siç tha ai, Maqedoninë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai nuk ka lejuar të diskutohet për asgjë tjetër ose dikush të ketë mendim kundër dhe kjo për të vepruar që në mënyrë masive të jetë protesta.
I ka fyer shikuesit që kishin mendimin e tyre ndryshe, ka shërbyer me vulgaritet, fyerje dhe duke u ulëritur atyre. Në tryezë ka pasur një çekan, për të cilin në video dëgjohet duke thënë, se është menduar për ata që nuk do të dalin në protesta. /Telegrafi/