Nuk ka vend për triumfalizëm të Qeverisë, dhe vendimi i Strasburgut nuk vendos nëse vlejnë apo jo abolimet e dhëna nga presidenti Gjorge Ivanov. Kështu e sqaron vendimin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, avokati Vllatko Ilievski.
Ai thekson se pasi Gjykata Penale, Apeli dhe në fund Gjykata e Lartë do të vendosin për rastet, të cilat do të shterojnë të gjitha mjetet juridike, Strasburgu do të duhet të vendosë për heqjet.
“Ky vendim do të thotë që kërkuesit, përkatësisht ankuesit, së pari duhet të shterojnë të gjitha mjetet juridike këtu, para gjykatave vendore, në mënyrë që pas marrjes së vendimit përfundimtar, cilido qoftë ai, të vendosin nëse do të paraqesin një kërkesë të re në Strasburg apo jo. Ky vendim sot është zgjidhje, me këtë vendim nuk vendoset bazueshmëria në lidhje me thelbin e kërkesës (anulimi i abolimeve të dhëna nga Ivanovi), por nga aspekti procedural refuzohet si i parakohshëm. Për këto arsye, besoj se nuk ka vend për triumfalizëm të madh nga ana e Qeverisë që u vendos në favor të tyre. Thjesht duhet të presë derisa të shteren të gjitha mjetet juridike”, deklaron Ilievski për “Makfax”.
Megjithatë, avokati shton se gjykatat vendore do të marrin parasysh argumentet që janë pjesë e kërkesës së paraqitur në Strasburg, ku thuhet se pasi të jetë dhënë një abolim nga presidenti i një vendi, ai nuk mund të anulohet dhe është i vlefshëm./Telegrafi/