Telegrafi

Ilicic i papërmbajtshëm me het-trik ndaj Torinos, slloveni shënoi një prej golave më të bukur nga gjysma e fushës

Josip Ilicic ka bërë një paraqitje brilante në fitoren e thellë të Atalantas në udhëtim te Torino në kuadër të javës së 21-të në Serie A.

Atalanta ka demoluar Torinon me rezultat të thellë 7-0 në takimin e zhvilluar në Olimpico.

Zikaltrit treguan forcën e dytë në fillim të ndeshjes, duke i shënuar tri gola në pjesën e parë dhe katër tjera në të dytën.

Lojtari më vendimtar në këtë fitore të klubit nga Bergamo padyshim se ishte Ilicic, i cili kompletoi het-trikun për 54 minuta lojë.

Ilicic shënoi golin e tij të parë në minutën e 17-të për 1-0, të dytin në minutën e 53-të për 4-0, ndërsa në minutën e 54-të shënoi për 5-0 duke kompletuar het-trikun.

Megjithatë, goli i tij i dytë personal apo i katërti për Atalantan ishte thjeshtë brilant dhe gol që shihet rrallë në fushat e blerta.

Ylli slloven pa portierin që kishte lëshuar portën dhe nga gjysma e fushës e befasoi duke shënuar supergol nga një goditje dënimi e nisur shpejt.

Ndryshe, ai mbush 32 vjet në javën e ardhshme dhe tani ka 13 gola në 17 paraqitje këtë sezon në Serie A. /Telegrafi/