Drejtori i Lazios, Igli Tare ka konfirmuar se kanë transferuar Andreas Pereiran nga Manchester United në ditët e ardhshme.
Skuadra italiane ka kohë që po punon në transferimin e 24-vjeçarit dhe tashmë ia kanë arritur qëllimit që të afrojnë atë në klub.
“Pereira do të arrijë në dy apo tri ditët e ardhshme”, ka thënë drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare në një intervistë për TMW.
Në anën tjetër, trajneri Simone Izaghi deklaroi se ai e njeh lojën e lojtarit dhe do të jetë i lumtur që do ta ketë në radhët e tij.
“E njoh atë dhe lojën që bën, do na ndihmoj shumë me kualitetet e tij. Nuk dua të flas më shumë për lojtarët që ende nuk i kemi transferuar”, ka thënë ai.
“Ne jemi shumë me fat që e kemi Taren dhe e di mjaftë mirë çfarë duhet të bëjë. Do ta shikojmë kur të arrijë”, ka thënë Inzaghi. /Telegrafi/