Ilda Bejleri vazhdon të jetë ndër prezantueset më të pëlqyera të ekraneve shqiptare.
Bukuroshja nga Shqipëria numëron mbi 270 mijë ndjekës në Instagram, ndërsa fotografitë që i publikon marrin dhjetëra mijëra pëlqime nga fansat e saj të shumtë.
Ndërkohë që nuk mungojnë imazhet përmes të cilave ajo ngacmon imagjinatën e gjinisë së fortë, Ilda shpesh vjen me fotografi që vënë në pah bukurinë dhe anën joshëse të saj.
Gjatë të shtunës, ajo ka publikuar një imazh, ku ka pozuar në pjesën e sipërme, e veshur me të kaltër, ndërsa duket shumë mirë.
Me këtë veshje, bukuroshja e ka drejtuar emisionin e saj sportiv që ndiqet kryesisht nga teleshikues meshkuj.
Ndërkaq, ditë më parë, Ilda solli disa imazhe, në të cilat pozonte me të brendshme.
Në njërën prej fotografive, ajo shfaqej e shtrirë në shtrat, ndërsa në tjetrën pozoi në vaskë.
Moderatorja e emisioneve sportive në profilet e saja në rrjetet sociale shpesh publikon fotografi që nuk e lënë askënd të qetë. /Telegrafi/