Site icon Telegrafi

Ilda Bejleri thotë se marrëdhënia e saj është ‘e komplikuar’

Ilda Bejleri (Foto: Instagram/IldaBejleri)

Ilda Bejleri ka qenë mysafire në një emision televiziv, ku ka folur edhe për statusin e saj.

Prezantuesja e njohur sportive ka dhënë një intervistë nga pishina, me ç’rast është pyetur nëse është në lidhje.

Duke e komentuar marrëdhënien e saj, ajo ka thënë se është “e komplikuar”.

Përkundër insistimet të intervistuesit të Pushime on Top, bukuroshja ka hezituar të japë më shumë detaje në lidhje me këtë pohim.

Lexo po ashtu Lajmet për Ilda Bejlerin

Pikërisht këtë pjesë të intervistës, Ilda e ka publikuar në profilin e saj në Instagram.

Natyrisht se vëmendje ka marrë edhe shfaqja e saj me bikini në pishinë teksa jepte intervistën.

Duke qenë një personazh i njohur, moderatorja sportive shpesh është përfolur për lidhje romantike, megjithatë nuk ka pasur ndonjë pranim konkret nga ana e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version