Telegrafi

Ilda Bejleri i shmanget me të qeshura pyetjes nëse deputeti i PD-së ka parë imazhet e saj provokuese

Bukuroshja e ekranit Ilda Bejleri ka qenë njëra ndër të ftuarat në emisionin e fundit të “Top Show Magazine”.

Ajo ka rrëfyer shumëçka nga jeta e saj, ndër të tjerash ka cekur edhe faktin se është shumë feministe.

E pyetur rreth simpatisë që patë shprehur deputeti i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Klevis Balliu për të, ajo tha se nuk ka asgjë të keqe deri këtu.

Ndërkohë, e ngacmuar nga gazetari i emisionit me pyetjen se nëse i ka parë Klevis këto fotografi, provokuese, ajo u përgjigj duke thënë: “Këto foto i kanë parë të gjithë”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Ndërkohë, duke qeshur, ajo ka vazhduar të thotë se mbase është më mirë të pyetet vet Klevisi nëse ka parë këto foto.

Ndryshe, Ilda Bejleri shquhet si njëra ndër femrat më atraktive shqiptare dhe numëron me mijëra ndjekës në rrjetet sociale. /Telegrafi/