Ilda Bejleri është një prej moderatoreve më atraktive shqiptare, ndërsa krahas emisioneve televizive ajo tërheq vëmendje edhe me imazhet që i poston në rrjetet sociale.
Fotografitë e saj marrin dhjetëra mijëra pëlqime, ndërsa pozat e bukuroshes bëhen lajme në faqet rozë, ku përshkruhet dukja e saj.
Kësaj radhe, Ilda e ka sfiduar veten në një profesion tjetër – ajo vjen si aktore në një film italian.
Është fjala për filmin “Rimetti a noi i nostri debiti” me regji të Antonio Morabito. Regjisori e ka shkuar edhe skenarin në bashkëpunim me Amedeo Paganin.
Rolin kryesor (atë të Guidos) e luan Claudio Santamaria, derisa Ilda do luan rolin e një vajze në një diskotekë.
“Ndihem me fat që jam pjesë e këtij filmi dhe njëkohësisht po e shijoj në maksimum këtë eksperiencë timen, të pare si aktore”, ka shkruar bukuroshja në Instagram.
Postimin e saj e ka shoqëruar me një fotografi, ndërsa në prapavijë të saj është logoja e Netflix.
“Rimetti a noi i nostri debiti” është filmi i parë italian që shfaqet Netflix. /Telegrafi/