Telegrafi

Ilda Bejleri shfaqet atraktive në stadium

Ilda Bejleri/Instagram

Bukuroshja e ekranit, Ilda Bejleri, gjithnjë shfaqet atraktive.

E lidhur me sportin, Ilda asnjëherë nuk heziton që të tregojë linjat trupore të saj.

Ajo kësaj radhe ka preferuar të duket bukur në Elbasan nga stadiumi “Elbasan Arena”.

Në të zezë në veshje serioze me grim të thjeshtë e flokë tejet të bukur, Ilda me buzëqeshjen e saj rrëmbeu të gjithë para miqësores së futbollit që Shqipëria e zhvilloi ndaj Norvegjisë.

Ilda mori komplimente të shumta në mesin e të cilave edhe nga ish bashkëshortja e Blerim Xhemailit, Erjona Sulejmani.

Ilda besohet se ka kohë që është në lidhje me një prej deputetëve të njohur shqiptarë.

Ajo nuk ka preferuar që të komentojë lidhjen e saj në rrjetet sociale. /Telegrafi/