Site icon Telegrafi

Ilda Bejleri: Nuk është kusht që i dashuri im të jetë futbollist (Foto)

Ilda Bejleri është padyshim ndër femrat më joshëse në ekranet shqiptare, ndërsa në një intervistë moderatorja ka rrëfyer për planet që ka për verën si dhe befasitë që duhet pritur në shtator.

Sa i përket jetës private, bukuroshja ka thënë se jetën sentimentale do ta mbajë sa më larg publikut. Megjithatë, ajo ka theksuar se i dashuri saj nuk ka pse të jetë futbollist, mund të ketë çfarëdolloj profesioni.

Moderatorja shpesh është spekuluar për lidhje me futbollistët

“Në momentin që do të vendos ta bëj publike, atëherë do më shihni në praninë e një mashkulli. Preferoj që jetën time ta mbaj private”.

Lexo po ashtu Ilda Bejleri xhiron trupin me bikini (Video)

“I dashuri im mund të ketë edhe profesion tjetër, nuk është kusht të jetë futbollist”, ka thënë prezantuesja për Bluetooth.

Një prej imazheve të nxehta të Ildës (Instagram)

Ilda i ka komentuar edhe fotografitë atraktive që i poston: “Këtë verë po e shijoj shumë dhe po udhëtoj gjithë kohën, mendoj që e meritoj të pushoj pas një viti të të ngjeshur dhe plot aktivitet. Përveç fotografive, duhet të prisni edhe sezonin e ri për surprizat”. /Bluetooth/Telegrafi/

Një prej fotografive më të reja të Ildës (Instagram)
Exit mobile version