Site icon Telegrafi

Ilda Bejleri krahasohet me Monica Bellucin për paraqitjen e saj në Monaco

Moderatorja e emisioneve sportive dhe imazhi i platformës “Digitalb”, Ilda Bejleri ka realizuar spotin e ri televiziv në Monte-Carlo.

Me fustan të kuq, syze të errëta dhe ecje provokuese si Malena e famshme, Ilda duket shumë seksi në destinacionin luksoz.

Duket se në të njëjtin lokacion të Monaco parakaloi dhe bëri foto para një viti ikona e kinemasë italiane, Monika Bellucci.

E pranishme në Festivalin e filmit komedi, aktorja italiane parakaloi dhe bëri foto, ndërsa kishte veshur pardesy të kuqe dhe mbante syze të errëta, për të ruajtur sytë nga rrezet e forta të diellit.

Kujtojmë që Ilda kthehet nga këto xhirime pas debatit që u hap në media në lidhje me zbulimin ose jo të dekoltesë në ekran.

Ndryshe, Ilda Bejleri është komentuar shumë për jetën e saj private.

Bukuroshja besohet se është në lidhje me deputetin dhe biznesmenin, Klevis Balliu. /Story/

Exit mobile version