Telegrafi

Ilazi: Shumë shpejt lëvizje pa viza për qytetarët e Kosovës

Zëvendësministri i Integrimit Evropian, Ramadan Ilazi tha të premten se shumë shpejt pritet lëvizja e lirë e qytetarëve të Kosovës.

Ai këto komente i bëri në një konferencë të organizuar nga Ministria për Integrim Evropian në bashkëpunim me Ministrinë e Pushtetit Lokal.

“Shpejt presim të kemi lajme të mira lirinë e lëvizjes së njerëzve, ndërsa zbatimi i MSA-së është fokusi ynë sepse në këtë mënyrë vendin tonë do ta orientojmë me vendet evropiane”, tha Ilazi.