Site icon Telegrafi

Ilazi: Ratifikimi i demarkacionit në Kuvend është kusht për viza

Numri dy i Ministrisë për Integrime Evropiane, Ramadan Ilazi ka thënë se duhet pranuar se është bërë gabim kur janë përmendur data për liberalizimin e vizave për kosovarët.

Por ka thënë se kjo është bërë për shkak të presionit.

Në “Puls” të KTV-së, Ilazi ka folur edhe për demarkacionin me Malin e Zi, ratifikimi në Kuvend i të cilit ka thënë se është kusht për viza.

“Demarkacioni është kriter për liberalizim të vizave, ta kemi të qartë, pra është kriter dhe duhet të përfundojë”, ka thënë Ilazi.

Në debat Ilazi ka arsyetuar edhe vazhdimin e mandatit të EULEX-it.

“Ne ja kemi vazhduar mandatin misionit evropian për sundim të ligjit në Kosovë, sepse kemi ende institucione të brishta, siç janë gjykatat”.

 

Exit mobile version