Njëra ndër format më të shpeshta të kancerit, i cili po bën kërdi në botë është kanceri i gjirit, ndërkaq tani jemi në prag të prodhimit të ilaçit, i cili mund ta shkatërrojë.
Universiteti Duke i Karolinës Veriore, në bashkëpunim me mikrobiologët e shtetit Ohajo, ka bërë hulumtimin në minj duke injektuar ilaçin e ri kundër kancerit dhe duke e krahasuar me jetën e tyre me minjtë e sëmurë, të cilët janë shëruar me ilaçet standarde kundër kësaj sëmundjeje.
Jeta e minjve, të cilëve nëpërmjet injektimeve u janë dhënë “Fasnall”, siç e kanë quajtur ilaçin autorët e studimit, ka zgjatur edhe 63 ditë nga intervenimi, gjë që është dyfish më gjatë se ai i grupit të dytë të minjve laboratorikë, transmeton Telegrafi.
Është konstatuar që ilaçi i ri kundër kancerit të gjirit ndërpret shumëzimin e qelizave të kancerit dhe kështu pengon përhapjen e kësaj sëmundjeje të rrezikshme.
Te disa minj është konstatuar që ilaçi madje mbyt qelizat e përfshira me karcinom. Në të vërtetë, pas tri javësh nga trajtimi i minjve me “Fasnall”, vëllimi i indeve të sëmura është zvogëluar për dy të tretat, gjë që është sukses i jashtëzakonshëm.
Në kombinim me kimioterapinë, ky ilaç çon në mundësinë e shkatërrimit të kancerit të gjirit, mirëpo tani për tani është konstatuar vetëm zvogëlimi shumë i shpejtë i tumorit.
Së shpejti ky ilaç do të aplikohet edhe në njerëz, gjë që do të nënkuptojë një lëvizje të madhe në mjekësi dhe në shërimin e kancerit të gjirit. /Telegrafi/