Ilaçi i parë i botës i dedikuar veçanërisht për trajtimin e tuberkulozit tek fëmijët është lansuar në Keni.
Ky ilaç i ri është kombinim i tri medikamenteve që përdoren për trajtimin e tuberkulozit, të përziera në dozën e duhur, dhe ka aromë fruti.
Deri tani, Aleanca Globale e Tuberkulozit thotë se ilaçet e përcaktuar për të rriturit janë ndarë për të bërë dozën për fëmijët.
Rreth një milion fëmijë sëmurën me tuberkuloz çdo vit, e cili është sëmundja më vdekjeprurëse në botë.
Në vitin 2014, vlerësohet se 140 mijë fëmijë vdiqën nga tuberkulozi, sipas shifrave globale të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.