Site icon Telegrafi

Ilaçe kontrabandë me autobus nga Italia në Vlorë, arrestohen dy shoferë

Foto: Ilustrim

Policia Kufitare në Portin e Vlorës ka sekuestruar 209 pako medikamente të markave të ndryshme dhe janë proceduar penalisht dy shoferët e autobusit ku u gjetën pakot me medikamente.

Policia njofton se në dalje të Portit të Vlorës kanë kaluar për kontroll të tërësishëm në vijën e dytë, autobusi me drejtues shtetasit A. M., 45-vjeç dhe M. P., 29-vjeç, banues në Fier, të cilët e drejtonin autobusin me turne.

Gjatë kontrollit, në pjesën fundore të kabinës së autobusit u konstatuan të fshehura 209 pako me medikamente të markave të ndryshme, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

“Sekuestrohen 209 pako medikamente të markave të ndryshme. Procedohen penalisht 2 shoferët e autobusit ku u gjetën pakot me medikamente. Shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Vlorës, si rezultat i masave të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në analizën e riskut, në dalje kanë kaluar për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë, autobusin me drejtues shtetasit A. M., 45 vjeç dhe M. P., 29 vjeç, banues në Fier (të cilët e drejtonin autobusin me turne)”, thuhet në njoftimin e Policisë. /TCH/

Exit mobile version