Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, përmes një komunikate për medie ka njoftuar se dy rastet e dyshuara me coronavirus në Kosovë, kanë rezultuar negative.
Sipas IKSHPK, kontrollimi i pacientëve të dyshuar për coronavirus është bërë në Klinikën Infektive në QKUK.
Testet kanë dalur negative që do të thotë asnjëri nga të dyshuarit nuk është i infektuar me coronavirus.
Komunikata e plotë:
NË KOSOVË NUK KA RASTE TË KONFIRMUARA ME KORONAVIRUS!
Komunikatë për media (e dyta nga laboratori)
10/03/2020
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK) gjatë ditës së sotme, më 10 mars 2020, ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK për dy raste të dyshimta në Koronavirus COVID-19.
Pacientët u kontrolluan nga ekipi i infektologëve në Klinikën Infektive në QKUK dhe iu morën mostrat për testim laboratorik në virusin SARS-CoV-2.
Ekipi i Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK ka bërë testimin në virusin SARS CoV-2 metodën rRT-PCR të dy pacientëve.
Testet kanë rezultuar negative për SARS-CoV-2, domethënë të dy pacientët nuk janë të infektuar me virusin SARS-CoV-2. /Telegrafi/