Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka shpërndarë disa këshilla për qytetarët në prag të festës së Kurban Bajramit.
IKSHPK ka udhëzuar qytetarët që në vend se të bëni një udhëtim, qëndroni të lidhur me miqtë dhe familjen përmes thirrjeve në video grupore.
“Ju gjithashtu mund të bëni aktivitete tjera në internet, bëni turne në muze virtual ose vizita në internet nëpër parqe dhe atraksione”, thuhet në rekomandimet e institut. Këshillat kryesore shëndetësore që IKSHPK-ja u rekomandon qytetarëve t’i zbatojnë gjatë Bajramit janë: lani duart, mbani distancën tuaj, mbuloni kollën tuaj dhe teshtimën me bërryl të lakuar ose faculetë.
“Nëse ndjeheni të sëmurë (kollë e thatë, ethe, gulçim) ju lutemi qëndroni në shtëpi sa më shumë që të jetë e mundur dhe vendosni një maskë nëse duhet të dilni jashtë”, thuhet tutje në rekomandimet e IKSHPK-së. /Telegrafi/