Site icon Telegrafi

Ikjet e qytetarëve, Rexhaj kërkon shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme

Deputeti i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj gjatë fjalës së tij në seancën e jashtëzakonshme për ikjen e qytetarëve nga vendi, ka thënë se është shqetësuese mosprania e kryeministrit Ramush Haradinaj në këtë seancë pasi që tema është e jashtëzakonshme .

“Është e papërgjegjshme që kemi mungesë të kryeministrit dhe ministrave. Është e çuditshëm që sesi institucionet tona nuk iu kanë rënë kambanave të një situate emergjente. 2000 mijë nxënës të shkollave fillore kanë ikur brenda një viti, ikja nuk po ndodh vetëm nga të rinjtë …”, ka thënë Rexhaj.

Ai ka thënë se kjo Qeveri do të duhej ta shpallte gjendjen e jashtëzakonshme në Kosovë

“Duhet të shpallet gjendje e jashtëzakonshme institucionalisht. Mirëpo, kjo Qeveri nuk po bënë këtë sepse kësaj qeverie i nevojiten pak këta të pakënaqur, sepse kjo qeveri nuk i do të pakënaqurit”, ka thënë Rexhaj.

Deputeti Rexhaj ka thënë se qytetarët janë ngulfatur skajshëm, dhe se ikja po bëhet për shkak të mungesës së perspektivës.

Ai ka thënë se kjo qeveri duhet të shkojë në mënyrë që vendit t’i kthehet e ardhmja. /Telegrafi/

Exit mobile version