Telegrafi

Ikje spektakolare e të riut llapjan nga një burg në Serbi

I riu M.P. ( 29 vjeçar) nga Podujeva, i burgosur në burgun e Prokuples në Serbi, u ka ikur sot gardianëve gjatë daljes nga spitali i Nishit, ku ishte dërguar për kontroll pas intervenimit kirurgjik të ciliti ishte nënshtruar vitin e kaluar.

Siç i kanë thënë agjencisë serbe të lajmeve “Tanjug” nga Drejtoria e Ekzekutimit të Sanksioneve Penale, i burgosuri pas daljes nga spitali ka qenë i shoqëruar nga dy komandantë të shërbimit për siguri dhe ishte i prangosur.

“I burgosuri ka ikur sot, në orën 09:55 në mëngjes, derisa ishte nën përcjelljen e dy pjesëtarëve të sigurimit të burgut të Prokupljes.

Komandantët e policisë ishin duke e mbajtur për dore,  mirëpo në momentin kur njëri prej tyre e kishte hapur derën e automjetit policor, M.P.  i ka ikur nga dora komandantit tjetër policor dhe kishte filluar të vraponte përmes bulevardit në drejtim të një lagje të banuar”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

Sipas njoftimit, komandantët menjëherë kanë filluar ndjekjen e M.P., kurse shumë shpejt atyre u janë bashkangjitur edhe pjesëtarët e policisë.

Ndryshe, M.P. është burgosur nga marsi i vitit 2018, për shkak të një vjedhjeje të rëndë.

Pas operacionit, i burgosuri ka qenë në më shumë se 20 vizita kontrolluese në spital

Me tëj thuhet se është e çuditshme se si Gjykata ia ishte lejuar të telefononte nga burgu, gjë lë të dyshohet se ai kishte ndihmën e dikujt për të ikur. /Telegrafi/