Site icon Telegrafi

Ikja e investitorëve vendorë, dëmton imazhin e Kosovës

Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), Arian Zeka, ka mirëpritur programin qeverisës.

Ai ka vlerësuar se pika më e vështirë e zbatimit të programit qeverisës është pika e zbatueshmërisë së ligjeve. “Këtë po e them duke u bazuar në të kaluarën ku ka pasur vështirësi në zbatueshmërinë e ligjeve”, ka thënë Zeka në RTK.

Ai ka thënë se mirëpret gjithashtu edhe funksionalizimin e këshillimit për zhvillim ekonomik. Zeka ka thënë se ikja e investitorëve vendor dëmton në masë të madhe imazhin e vendit. “Ikja e investitorëve vendor ndikon keq karshi investitorëve të huaj”, ka thënë Zeka.

Ai ka thënë se fondi i punësimit do të jetë i mirëseardhur. “Fokusi i fondit të punësimit duhet të ketë fokus ndërmarrësit e rinj”, ka thënë Zeka.

Ai ka paralajmëruar se para se të bëhej një fond i tillë duhet të bëhen analiza paraprakë në mënyrë që ato të shfrytëzohen në destinacionin e duhur. /Telegrafi/

Exit mobile version