Këngëtarja e re Diona Fona do të sjellë sot në orën 18:00 projektin e saj më të ri muzikor.
Këtë gjë, bukuroshja Fona e ka bërë të ditur përmes disa fotografive të publikuara në rrjetin social Instagram.
Kënga e saj e re titullohet “Ikim” dhe është punuar në studion e Florent Boshnjakut.
Në fotografitë e publikuara në rrjetet sociale, Diona ka treguar edhe disa prej skenave të klipit, i cili do të sjell një atmosferë mjaft të këndshme dimërore, dhe vet artistja do të vijë atraktive në klip.
Ana vizuale e projektit i është besuar produksionit Imagine Films.
Ndryshe, projektet paraprake të këngëtares Diona Fona kanë arritur të pëlqehen në masë të madhe nga publiku. /Telegrafi/