Site icon Telegrafi

Iker Casillas mohon thashethemet për një lidhje dashurie me Shakiran

Ish-ylli i Real Madridit, Iker Casillas, ka hedhur poshtë pretendimet se është në një lidhje dashurie me Shakiran – ish-gruan e lojtarit të Barcelonës, Gerard Pique.

Casillas së fundmi ka finalizuar divorcin nga gazetarja sportive spanjolle, Sara Carbonero, por thashethemet kanë qarkulluar se tani po takohet me yllin kolumbian.

Kjo pasi 41-vjeçari filloi ta ndiqte në Instagram, por me të parë lajmet reagoi menjëherë me disa postime në InstaStory.

Foto: Wire Image

Ish-portieri solli disa lajme në të cilat flitej për një romancë të supozuar me këngëtaren e famshme.

Pas një sërë lajmesh që shpërndau në Instagram, ai me anë të një ‘emoji’ shihej që ishte i zemëruar për këto lloj aludimesh.

Lexo po ashtu Shakira urdhërohet të dalë në gjyq në Spanjë për rastin e mashtrimit tatimor prej 14.5 milionë eurosh

Shakira dhe Pique konfirmuan ndarjen në qershor, pas 12 vitesh së bashku.

Foto: Getty Images

Ata u takuan në vitin 2012 kur mbrojtësi spanjoll u shfaq në videon e “Waka Waka” (This Time For Africa) dhe kanë bashkë dy fëmijë: Milan, nëntëvjeç dhe Sasha, shtatëvjeç.

Pique u tha se e kishte tradhtuar Shakiran me një studente 20-vjeçare, punonjëse në kompaninë Kosmos.

Foto: Instagram

Ndërkohë Casillas i dha fund martesës së tij në vitin 2021 pas pesë vitesh dhe dy fëmijëve me gazetaren Sara Carbonero. /Telegrafi/

Foto: Instagram
Foto: Instagram
Exit mobile version