Site icon Telegrafi

Iker Casillas kërkon një ‘El Clasico’ bamirëse mes legjendave

Iker Casillas ka kërkuar nga ish-lojtarët e Real Madridit dhe të Barcelonës që të zhvillojnë një El Clasico për bamirësi.

Bota është e mbyllur pothuajse totalisht nga coronavirusi që ka shpërthyer në fund të viti të kaluar, derisa në muajt e parë të këtij viti përfshiu edhe Evropën.

Iker Casillas ka kërkuar nga ish-lojtarët e Blaugranasëve dhe ata të Los Blancos që të zhvillojnë një ndeshje për bamirësi.

Ajo përballja do të zhvillohej në një kohë kur skuadrat do të ishin në pushim (gjatë verës) dhe të gjitha të ardhurat do të shikonin për ekonominë e vendit.

El Clasico vazhdon të jetë përballja më e shikuar në Evropë, për mos të thënë në botë, e që do të zgjonte interesim të madh ndeshja mes legjendave të të dyja skuadrave.

Kulmi i derbit më të madh në La Liga ishte kur Real Madridi drejtohej nga Jose Mourihno dhe Barcelona nga Pep Guardiola, e që përplasja mes lojtarëve ishte në pikën më të lartë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version