Iker Casillas dhe gruaja e tij, Sara Carbonero, kanë mohuar raportimet për ndarjen e tyre.
Të mërkurën, revista spanjolle Lecturas pretendoi se çifti kishin jetuar të ndarë për muaj me radhë.
Sipas revistës, ish-portieri i Real Madrid kishte marrë vendimin për të jetuar në një shtëpi veçmas në La Finca, jashtë kryeqytetit spanjoll ku është shtëpia e tij familjare.
Por, aludimet për ndarje u hodhën poshtë nga revista Hola!, e cila citoi disa burime pranë çiftit.
“Ky informacion për shkak të popullaritetit të çiftit mori një interes të madh, por është kundërshtuar nga burime pranë çiftit”.
“Realiteti është se çifti, i cili në kohët e fundit është marrë me disa probleme shëndetësore, janë akoma së bashku”, thuhej në shkrimin e tyre.
Duke iu referuar një frike të re shëndetësore që fillimisht mendohej të ishte një rikthim i kancerit, shtoi: “Kur ajo u shtrua në spital disa javë më parë, Iker ishte vazhdimisht pranë saj”.
“Sara dhe Iker po bëjnë plane familjare me fëmijët e tyre Martin dhe Lucas, me të cilët përpiqen të kalojnë sa më shumë kohë që të jetë e mundur në mënyrë që të lënë momentet e këqija pas tyre”.
Sara, e cila u bë 37 vjeçe muajin e kaluar dhe Iker ende nuk kanë bërë ndonjë koment zyrtar mbi raportimet e ndarjes.
Prezantuesja njoftoi në maj të vitit 2019 se ishte operuar për kancer të vezoreve.
Ajo iu nënshtrua një operacioni në klinikën prestigjioze ‘Ruber International’ të Madridit për të hequr tumorin para se të kalonte disa muaj kimioterapi. /Telegrafi/