Alex Sandro pritet të largohet gjatë afatit kalimtar të verës prej Juventusit.
Duket se kampionët aktual italian nuk kanë arritur ta bindin futbollistin brazilian, i cili po këprkon që të largohet prej Juves.
Për mbrojtësin e krahut të majtë kanë shfaqur interesim shumë skuadra angleze dhe mbi të gjitha Chelsea.
Madje, kjo e fundit thuhet se është e gatshme të ndaj hiq më pak se 60 milionë euro për të preferuarin e Antonio Contes.
Por, “Zonja e Vjetër” duket se është shumë pranë zëvendësimit të tij me brazilianin e Romës, Emerson Palmierin.
Ai mund t’i kushtojë bardhezinjve 20 milionë euro dhe drejtuesit romakë duket se janë dakord me këtë ofertë.
Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat deri në afatin kalimtar të verës. /Telegraf/