Site icon Telegrafi

“Ik tek gruaja shtatzënë” – Gresa debaton ashpër me Mevlanin në Big Brother

Momente tensioni ka pasur edhe mes Mevlan Shabës dhe Gresa Gashit brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 3.

Aktorja ka qenë tejet e zemëruar me Mevlanin saqë në një moment i ka thënë: “Ik shko te gruaja shtatzënë”.

Kjo gjë e ka prekur konkurrentin, i cili ia ktheu ashpër Gresës, që të mos e prekë më në familje.

Foto: Screenshot/YouTube

Mevlani e quajti po ashtu të ulët dhe se i di gjërat më mirë se çfarë duhet të bëjë.

Lexo po ashtu Konfirmoi lidhjen e re dhe se po bëhet baba, por Mevlani para pak muajsh i shkruante akoma ish-të dashurës

“Nuk mund të përdorësh njerëz të familjes. Si mund të thuash kështu? Është shumë e ulët”, u shpreh ai.

Foto: Screenshot/YouTube

I njëjti u surprizua mbrëmë (e hënë) nga partnerja e tij e re, e cila ia dha edhe një lajm të bukur.

Ajo ia kumtoi lajmin se do të bëhen prindër për herë të parë. /Telegrafi/

Exit mobile version