Site icon Telegrafi

Iheanacho largohet nga City, por mbetet në Ligën Premier

Sulmuesi i talentuar i Manchester Cityt, Kelechi Iheanacho me shumë mundësi në sezonin e ri nuk do të veshë fanellën e Citizen.

E gjitha kjo pasi 20-vjeçari është i interesuar për më shumë minuta në fushë gjë qe te skuadra e Pep Guardiolas nuk mund t’i ketë.

Sipas Sky Sports, për atë ka shfaqur interesim edhe West Hami.

Në rast se The Hammers dëshirojnë shërbimet e tij duhet të paguajnë rreth 20 milionë funte.

Për lojtarin ka shfaqur interesime dhe Leicester City. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=QJPYlVyRI-w

Exit mobile version