Telegrafi

Igor Jug e pyet Veljanoivskin: A janë politikanët pronarët ndërsa ne nëpër burgje jemi kukullat e juaja

I akuzuari Jane Çento, para se t’i parashtrojë pyetje ish-kryetarit të Kuvendit, Trajko Veljanovski, tha se disa po kalkulojnë me fatet e njerëzve për procesin e 27 prillit.

“Gjykata, dhe jo elitat politike të japin vendim në bazë të fakteve dhe dëshmive”, tha Çento, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Më pastaj i akuzuari i parashtroi disa pyetje Veljanovski.

“A do të pajtoheni me mua se nëse nuk hapnin dyert në Kuvend, populli nuk do të hynte”, pyeti Çento ish-kryesuesin e Kuvendit, Trajko Veljanovski i cili ju përgjigj se ai është i thirrur në gjykatë në cilësinë e dëshmitarit dhe jo në cilësinë e politikanit/

I akuzuari Igor Jug e pyeti Veljanovski nëse e din albumin e “Metallica” që quhet “Master of puppets”(Pronarët e kukullave).

“A do të pajtoheni me mua se politikanët ishin pronarë, dhe ne që mbetën nëpër burgje jemi kukullat”, pyeti Jug duke shtuar se ata janë viktimat e ngjarjeve të Kuvendit./Telegrafi/

Lexo po ashtu Igor Jug: Për partinë time i kam bërë të gjitha, por më dërguan në përndjekje