I akuzuari Jane Çento, para se t’i parashtrojë pyetje ish-kryetarit të Kuvendit, Trajko Veljanovski, tha se disa po kalkulojnë me fatet e njerëzve për procesin e 27 prillit.
“Gjykata, dhe jo elitat politike të japin vendim në bazë të fakteve dhe dëshmive”, tha Çento, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Më pastaj i akuzuari i parashtroi disa pyetje Veljanovski.
“A do të pajtoheni me mua se nëse nuk hapnin dyert në Kuvend, populli nuk do të hynte”, pyeti Çento ish-kryesuesin e Kuvendit, Trajko Veljanovski i cili ju përgjigj se ai është i thirrur në gjykatë në cilësinë e dëshmitarit dhe jo në cilësinë e politikanit/
I akuzuari Igor Jug e pyeti Veljanovski nëse e din albumin e “Metallica” që quhet “Master of puppets”(Pronarët e kukullave).
“A do të pajtoheni me mua se politikanët ishin pronarë, dhe ne që mbetën nëpër burgje jemi kukullat”, pyeti Jug duke shtuar se ata janë viktimat e ngjarjeve të Kuvendit./Telegrafi/