Site icon Telegrafi

Igli Tare thotë se po mos të ishte situata me COVID-19, Lazio do e kishte të pamundur transferimin e Vedat Muriqit

Vedat Muriqi (Foto: Twitter/S.S.Lazio)

Igli Tare thotë se do të ishte e pamundur që Lazio të nënshkruante me Vedat Muriqin nëse nuk do të ishte situata me pandeminë COVID-19.

“Nëse nuk do të jetonim në kohërat e coronavirusit, nuk do ta kishim blerë Vedatin për këto para,” ka thënë Tare në një intervistë për Sporx.

Biancocelestët nënshkruan me  26-vjeçarin nga Fenerbahce për 20 milionë euro në këtë verë.

“Ndoshta nuk mund ta bënim fare një marrëveshje të tillë”.

“Pandemia na dha mundësinë ta nënshkruajmë me atë”, këmbënguli drejtori sportiv i Lazios.

Reprezentuesi i Kosovës ende nuk ka bërë debutimin e tij me skuadrën italiane pasi ai u testua pozitiv me coronavirus.

Lojtari tani ka rezultuar negativ dhe është gati të bëjë paraqitjen e tij të parë me gjigantët e Serie A që përballen me Sampdorian të shtunën. /Telegrafi/

Exit mobile version