Ish-trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri është nominuar për çmimin “trajneri më i mirë i vitit” në Globe Soccer Awards, ndërsa Igli Tare i Lazios është nominuar për “drejtori më i mirë i vitit”.
Allegri ka përfunduar në listën prej pesë emrave për çmimin e trajnerit më të mirë, ndërsa befasi është mungesa e fituesit të Ligës Premier, Pep Guardiola.
Ish-trajneri i Juves në këtë garë është kundër menaxherit të Liverpoolit dhe fituesit të Ligës së Kampionëve, Jurgen Klopp dhe Erik Ten Hag të Ajax (i cili rrëzoi Juven në çerekfinale të Ligës së Kampionëve).
Të përfshirë gjithashtu janë Djamel Belmadi, i cili fitoi Kupën e Kombeve të Afrikës me Algjerinë, dhe Fernando Santos i Portugalisë, i cili e udhëhoqi vendin e tij në trofeun e parë ndonjëherë të Ligës së Kombeve.
Ndërkohë, drejtori i Lazios, shqiptari Igli Tare është nominuar për çmimin “Drejtori më i mirë Sportiv” pas punës së tij të shkëlqyeshme me ekipin nga Olimpico.
Drejtuesi shqiptar në këtë garë do të jetë kundër drejtorit sportiv italian të Atletico Madridit, Andrea Berta, Michael Edwards të Liverpoolit, Eric Abidal të Barcelonës dhe Marc Overmars të Ajaxit.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve mbahet në Dubai me 29 dhjetor. /Telegrafi/
📜 The nominees for 𝗕𝗲𝘀𝘁 𝗦𝗽𝗼𝗿𝘁𝗶𝗻𝗴 𝗗𝗶𝗿𝗲𝗰𝘁𝗼𝗿 Globe Soccer Award are: Andrea Berta, Eric Abidal, Igli Tare, Marc Overmars and Michael Edwards
👉 Who’s your pick for this award ?#Atleti #LFC #FCBarcelona #SSLazio #AFCAjax #globesoccer pic.twitter.com/xcso3ZvPHO— Globe Soccer Awards (@Globe_Soccer) October 30, 2019