Igli u largua përfundimisht nga Big Brother VIP Albania 4.
Ai ka lënë përgjysmë garën dhe çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.
I njëjti u detyrua të largohej nga ky reality shou për shkak të një emergjence familjare.
Lajmin e ka bërë të ditur Valbona Mhilli, teksa lexoi zarfin për të gjithë banorët.
“Banorë për shkak të një emergjence familjare, Igli është detyruar të lë menjëherë shtëpinë”, tha ajo.
Tutje shtoi: “Duke e ndërprerë përfundimisht pjesëmarrjen në Big Brother. Ju uron të gjithëve suksese për këtë aventurë”.
Igli ka pak ditë që ka hyrë në këtë format, në natën kur hyri edhe Gerti dhe Gjesti. /Telegrafi/