Site icon Telegrafi

Ighalo ishte afër Interit, bisedimet kishin avancuar dukshëm deri sa u fut në mes Manchester Unitedi

Në minutat e fundit të afatit kalimtar të janarit, Odion Ighalo u bashkua me Manchester Unitedin.

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer kishte nevojë për një sulmues, ndërsa vet lojtari kishte shprehur dëshirë që të kalojë te “Djajtë e Kuq”.

Por Ighalo ka mundur të jetë blerja e papritur e Interit në këtë afat. Lojtari ishte propozuar nga Antonio Conte, pasi edhe më parë kishte luajtur në Serie A me Udinesen.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, negociatat mes klubit dhe agjentit të lojtarit kanë shkuar shumë mirë.

Por ishte paga e tij që e ka bllokuar transferimin, edhe pse stafi i lojtarit ka pasur ta bëjë një ofertë  fundit për Interin.

Në fund u fut në mes Manchester United që e mbylli marrëveshjen. /Telegrafi/

Exit mobile version