Trajneri i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi ka folur pas humbjes ndaj Gjilanjit me rezultat 3-1.
Minatorët për të tretën ndeshje ishin duke fituar, por në fund nuk morën asnjë pikë kësaj radhe dhe trajneri këtë e ka lidhur me mungesën e eksperiencës.
“Ndeshja nisi mirë për skuadrën tone dhe e tillë ishte deri te momenti i golit. Të them të drejtën, pavarësisht që nuk dua të justifikohem për humbjen, kur u shënua goli faulli nuk ekzistoi hiç (goli i Mevlan Zekës). Aty ishte edhe kthesa e Gjilanit. Nuk ekzistoi faulli fare, gjyqtari e dha faull. Nga ai moment u shënua edhe goli”.
“Po shënojmë shumë autogola. Duhet të punojmë shumë në këtë drejtim, në aspektin e mbrojtjes. Grupit po i mungon eksperienca. Po na penalizon edhe pranimi i shumtë i golave”, ka thënë Idrizi.
Trepça ’89 ka vetëm dy pikë nga tri ndeshje. / Telegrafi/