Telegrafi

Idrizi për rastin e 26-vjeçarit nga Gjilani: Përgjegjësisë nuk mund t’i ikë askush

Anëtarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, Valdete Idrizi, ka thënë se janë të shqetësuar pas vetëvrasjes së 26-vjeçarit në Qendrën e Studentëve.

Idrizi tha se do të përkrahin formimin e një Komisioni të Pavarur Hetimor i cili do të merret me këtë rast, transmeton Telegrafi.

“Natyrisht secili prej neve anëtarëve të këtij komisioni përveç që i shprehëm shqetësimet rreth neglizhencës që ka pasur Ministria e Shëndetësisë, po kërkojmë llogari sepse dorëheqja është akt moral, le të mbetet në ndërgjegje të personave. Por në anën tjetër, përgjegjësisë nuk mundet t’i ikë asnjëri. PDK-ja ka shprehur kërkesën për Komisionin e posaçëm edhe ne si komisioni e kemi shpreh gatishmërinë që ta përkrahim”, shpreh ajo para mediave, pas mbledhjes së Komisionit, përcjell Telegrafi.

Idrizi shtoi më tej se në mbledhje kanë diskutuar edhe për vizitat që do t’i bëjnë në  Qendrën e Studentëve dhe Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës./Telegrafi/