Idris Elba ka nxitur spekulime të reja lidhur me aktorin që do ta luajë James Bondin në të ardhmen.
Qe një kohë të gjatë është duke pasur thashetheme se kush do ta luajë agjentin e famshëm sekret.
Ndërsa Elba është një prej emrave që po qarkullojnë për agjentin ‘007’ të ardhshëm.
Në ceremoninë e Golden Globes që u zhvillua në Las Vegas, 46-vjeçari ka pozuar me aktorin që e luan aktualisht Bondin – Daniel Craig.
Craig është duke e portretizuar agjentin sekret që nga viti 2005, ndërsa pritet që filmi i radhës të jetë i fundit për të në këtë rol.
Fotografinë e ka publikuar e fejuara e Elbas, Sabrina Dhowre, me mbishkrimin “e pakëndshme”.
“Nuk dua t’i fryj zjarrit, por… jini të këndshëm”, ka shkruar ajo në përshkrim.
Elba është favorit për ta zëvendësuar Craigun, derisa shumëkush mendon se është koha që James Bondin ta luajë një aktor me ngjyrë.
Krahas tij, Tom Hardy, Poldarkov Aidan Turner e Tom Hiddleston, janë emrat që po qarkullojnë. /Telegrafi/