Telegrafi

“Idiot?”, Pique përfshihet në përplasjen e Perezit me Casillasin

Biseda e transkriptuar nga Florentino Perez ka shkaktuar një tronditje në mediat sociale, me edhe Gerard Pique që është përfshirë në këtë incident duke bërë shaka me legjendë Iker Casillas në kurriz të presidentit të Real Madridit.

Mbrojtësi i Barcelonës nuk mundi të rezistojë në një përpjekje për ta tallur shokun e tij, Casillas, në Instagram.

Pasi postoi për një prerje të re flokësh, Pique pa komentin e ish-shokut të Spanjës Casillas dhe shfrytëzoi atë për t’ia kujtuar fjalët e Perezit.

Lexo po ashtu Bëhet publike biseda e transkriptuar e Perez, aty ku presidenti i Real Madridit i quan mashtrues Casillasin e Raulin

“Younguer”, shkruan në komentin origjinal të Pique drejtuar Casillasit.

Megjithatë, Casillas u përgjigj duke shkruar “mounguer”, e cila kishte të ngjarë të ishte një lojë me fjalën ‘monguer’ – një term nënçmues që përdoret për ta quajtur dikë idiot.

Komentet mes Pique dhe Casillas në Instagram

Pique u përgjigj, me një koment tjetër duke i shkruar: “A nuk është ajo që tha Flo për ju në audiot?”.

Lexo po ashtu Vjen reagimi i Perezit ndaj El Confidencial në artikullin e transkriptuar, aty ku presidenti i Real Madridit i quan mashtrues Casillasin dhe Raulin

Casillas ende nuk i është përgjigjur zyrtarisht presidentit të Real Madridit, kështu që mbetet të shihet se si ai e mori komentin.

Sidoqoftë, për Piquen kjo ishte padyshim vetëm një shembull tjetër i humorit të tij. /Telegrafi/