Ushtria izraelite e njohur si IDF u ka kërkuar civilëve palestinezë që të evakuohen nga pjesa lindore e qytetit të Rafah, si pjesë e një “operacioni të kufizuar”.
Rreth 100 mijë civilëve u është thënë se duhet të largohen, ka njoftuar zëdhënësi i ushtrisë izraelite, transmeton Telegrafi.
Sipas tij, civilët do të dërgohen “në zona më të sigurta” humanitare, ndërsa nuk janë dhënë detaje për “operacionin e kufizuar”.
IDF tha se nuk do të vendoste një afat kohor për evakuimin e Rafahut dhe do të bëjë “vlerësime operacionale”.
Nga IDF-ja nuk kanë dhënë afat kohor për evakuimin e civilëve nga qytetit Rafah duke u zotuar se do të bëjnë “vlerësime operacionale”.
Në anën tjetër, qeveria izraelite dje votoi në mënyrë unanime për mbylljen e televizionit Al Jazeera në Izrael, duke u futur IDF-ja në zyrat e saj dhe sekuestruar kompjuterët, serverët e madje edhe pajisje tjera. /Telegrafi/