Site icon Telegrafi

IDF-ja pretendon se ka vrarë ekspertin e zhvillimit të armëve të Hamasit

Ushtria izraelite ka publikuar raportin më të fundit mbi zhvillimet më të fundit në Rripin e Gazës.

Ata njoftuan përmes një kumtese se kanë vrarë ekspertin e zhvillimit të armëve të Hamasit, transmeton Telegrafi.

“Bazuar në të dhënat e inteligjencës dhe IDF-së, aeroplani luftarak ka vrarë Mohsen Abu Zin, kreun e repartit të armëve dhe industrisë të Hamasit”, thuhet ndër tjera.

Lexo po ashtu Një muaj nga sulmi i Hamasit dhe fillimi i kundërpërgjigjes izraelite - fati i dy milionë palestinezëve në Gazë mbetet i paqartë

IDF-ja gjithashtu theksoi se Abu Zin ishte “ekspert për zhvillimin e armëve strategjike dhe të raketave që i përdor Hamasi”.

Trupat izraelite në sulmet ajrore gjithashtu kanë goditur dy celula të Hamasit që tentonin të shkrepnin raketa anti-t-ank mbi mjetet e blinduara të izraelitëve. /Telegrafi/

Exit mobile version